MINTI del në terren për ankesat ndaj njehsorëve elektrikë, nis verifikimi

Komisioni i posaçëm i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka dalë sot në terren, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Tregut, për të trajtuar ankesat e konsumatorëve lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë. Sipas njoftimit zyrtar, njehsorët për të cilët është konstatuar mospërputhje e kohës janë tërhequr nga përdorimi dhe

Prill 1, 2026 - 17:30
MINTI del në terren për ankesat ndaj njehsorëve elektrikë, nis verifikimi
minti-del-ne-terren-per-ankesat-ndaj-njehsoreve-elektrike,-nis-verifikimi

minti-del-ne-terren-per-ankesat-ndaj-njehsoreve-elektrike,-nis-verifikimi

Komisioni i posaçëm i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka dalë sot në terren, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Tregut, për të trajtuar ankesat e konsumatorëve lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë.

Sipas njoftimit zyrtar, njehsorët për të cilët është konstatuar mospërputhje e kohës janë tërhequr nga përdorimi dhe janë dërguar për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

“Rezultatet e verifikimeve të njehsorëve të parë pritet të dalin së shpejti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në të njëjtën kohë, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MINTI-t u ka bërë thirrje qytetarëve që të parashtrojnë ankesat e tyre përmes emailit zyrtar, duke bashkëngjitur numrin e telefonit dhe adresën e banimit, në mënyrë që procesi i verifikimit të realizohet sa më shpejt.

Ndërkaq, zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, ka deklaruar se të gjithë njehsorët elektrikë të instaluar nga ky operator matin energjinë elektrike në mënyrë të saktë. Ajo ka shtuar se në rast të ndonjë devijimi eventual, qytetarët do të kompensohen.

Debati për saktësinë e njehsorëve elektrikë u nxit pas një konference për media nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila prezantoi një hulumtim ku pretendohet se disa njehsorë nuk matin kohën reale.

Sipas këtij hulumtimi, energjia elektrike gjatë orëve të mbrëmjes faturohet me çmime më të larta. Autoritetet kanë bërë të ditur se verifikimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet pritet të sqarojnë nëse ka pasur parregullsi në matjen e energjisë elektrike./Telegrafi.

https://www.facebook.com/MINT.RKS/posts/1298155655830180?ref=embed_post