Misajlovski: Në NATO, kemi një kontekst të ri të fokusuar në negociatat e paqes në Ukrainë
Në këtë takim ministror të NATO-s dëgjuam retorikë shumë të ndryshme nga takimi i mëparshëm i ministrave të mbrojtjes, por edhe nga mesazhet nga Samiti i Aleancës vitin e kaluar në Uashington, tha ministri i Mbrojtjes në RMV, Vllado Misajlovski pas seancës së sotme të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel. “Tani me administratën […]

Në këtë takim ministror të NATO-s dëgjuam retorikë shumë të ndryshme nga takimi i mëparshëm i ministrave të mbrojtjes, por edhe nga mesazhet nga Samiti i Aleancës vitin e kaluar në Uashington, tha ministri i Mbrojtjes në RMV, Vllado Misajlovski pas seancës së sotme të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.
“Tani me administratën e re të udhëhequr nga presidenti (i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump), ne kemi një kontekst krejtësisht të ndryshëm dhe konture të ndryshme dhe vazhdimisht flitet për planin e paqes, të cilin absolutisht e mirëpres.
Ato konturet e reja do të nënkuptojnë negociata se si të arrihet një zgjidhje paqësore, por nga ana tjetër për të gjitha obligimet që do t’i ketë Evropa”, theksoi Misajlovski.