Limaj s’i frikësohet zgjedhjeve: Në çdo drejtim jemi këtu për të dhënë kontributin tonë
Kreu i Nismës, deputeti Fatmir Limaj, tha se është në interes të Kosovës që të formohen institucionet sa më parë, por tha se nuk iu frikësohet zgjedhjeve. “Por nëse s’ka zgjidhje, atëherë zgjidhje tjetër janë zgjedhjet, në çdo drejtim jemi këtu për të dhënë kontributin tonë”, tha Limaj para se të fillonte seanca, në të


Kreu i Nismës, deputeti Fatmir Limaj, tha se është në interes të Kosovës që të formohen institucionet sa më parë, por tha se nuk iu frikësohet zgjedhjeve.
“Por nëse s’ka zgjidhje, atëherë zgjidhje tjetër janë zgjedhjet, në çdo drejtim jemi këtu për të dhënë kontributin tonë”, tha Limaj para se të fillonte seanca, në të cilën sërish deputetja e Vetëvendosjes dështoi të zgjidhet kryeparlamentare.
Limaj në këto zgjedhje garoi në një koalicion të përbashkët me partinë e Ramush Haradinajt, por pas zgjedhjeve, raporti mes tyre është përçarë për shkak të mundësisë që Limaj e la të hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen – bashkëpunim të cilin AAK e kundërshton kategorikisht.
Limaj tha se zhbllokimi në Kuvend do të ndodhte vetëm përmes marrëveshjeve politike.
“Duhet ta kuptoni që formimi i institucioneve gjithmonë ka marrë kohën e vet. Me marrëveshje politike është e vetmja rrugë që përmes marrëveshjeve politike që do të zgjedhë edhe kryeparlamentarin edhe qeverinë”, tha ai.