Mot me diell dhe temperatura deri në 19°C, të enjten priten reshje lokale shiu

Moti në vend do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura relativisht të ngrohta për këtë periudhë. Sipas parashikimeve, do të fryjë erë e lehtë deri The post Mot me diell dhe temperatura deri në 19°C, të enjten priten reshje lokale shiu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 3, 2026 - 13:00
 0
Mot me diell dhe temperatura deri në 19°C, të enjten priten reshje lokale shiu

Moti në vend do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura relativisht të ngrohta për këtë periudhë.

Sipas parashikimeve, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura minimale do të zbresë deri në 4°C, kurse maksimalja gjatë ditës do të arrijë deri në 19°C.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e hershme të mëngjesit parashikohen kushte për mjegull të lehtë në disa lugina, sidomos në zonat me reliev të ulët.

Ndryshim i përkohshëm i motit pritet të enjten, kur në orët e pasdites dhe gjatë natës parashikohen reshje të herëpashershme lokale shiu.

Autoritetet meteorologjike rekomandojnë kujdes në komunikacion gjatë mëngjeseve për shkak të mjegullës së mundshme dhe rrugëve të lagështa pas reshjeve.

Flaka

The post Mot me diell dhe temperatura deri në 19°C, të enjten priten reshje lokale shiu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .