Mungon raporti nga Psikiatria Forenzike, dështon seanca “Capat- Sekiraqa”
Seanca në rastin “Capat-Sekiraqa” ka dështuar. Seanca nuk është zhvilluar dhe ka përfunduar pa u mbajtur, pasi nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor. Shkak për këtë është bërë mungesa e raportit të ekspertizës nga Psikiatria Forenzike për Valdrin Ademin, i cili ende nuk është përgatitur. Gjykata ka vendosur që shqyrtimi gjyqësor të


Seanca në rastin “Capat-Sekiraqa” ka dështuar. Seanca nuk është zhvilluar dhe ka përfunduar pa u mbajtur, pasi nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.
Shkak për këtë është bërë mungesa e raportit të ekspertizës nga Psikiatria Forenzike për Valdrin Ademin, i cili ende nuk është përgatitur.
Gjykata ka vendosur që shqyrtimi gjyqësor të shtyhet për datën 6 maj, në ora 10:00. Të pandehurit ndërkohë vazhdojnë të mbahen në paraburgim prej rreth dy vitesh.
