Murati: Sot u ekzekutuan pensionet me rritje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, me rritjen prej 20 %. “Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati. Kjo rritje prej 20 % është kritikuar nga opozita si një lëvizje politike në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Njoftimi i plotë: Sot është bërë ekzekutimi

tetor 15, 2024 - 13:01
 0  6
Murati: Sot u ekzekutuan pensionet me rritje
murati:-sot-u-ekzekutuan-pensionet-me-rritje

murati:-sot-u-ekzekutuan-pensionet-me-rritje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, me rritjen prej 20 %.

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati.

Kjo rritje prej 20 % është kritikuar nga opozita si një lëvizje politike në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Njoftimi i plotë:

Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit.

Duke filluar nga ky muaj, skemat si vijon ekzekutohen me rritjen prej 20%:

– Pensioni Bazik i Moshës,

– Pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial,

– Pensionet për Aftësi të Kufizuara,

– Pensioni për Personat e Verbër,

– Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë,

– Pensioni Invalidor i Punës,

– Pensioni Familjar, dhe

– Pensioni i Parakohshëm i Trepçës.

Qeveria për të gjithë!