Murseli pyet se si rrodhi ekspertiza mjeko-ligjore, flet specialisti i Psikiatrisë Forenzike
Gjatë seancës gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka dëshmuar specialisti i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në momentin e dëshmisë së tij, i akuzuari Naim Murseli pyeti mbi rrjedhjen e dokumentit të ekspertizës psikiatrike që iu bë atij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. “Si rrjedhi ekspertiza mjeko-ligjore nga


Gjatë seancës gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka dëshmuar specialisti i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në momentin e dëshmisë së tij, i akuzuari Naim Murseli pyeti mbi rrjedhjen e dokumentit të ekspertizës psikiatrike që iu bë atij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
“Si rrjedhi ekspertiza mjeko-ligjore nga instituti juaj, si rrjedhi një dokument kaq sensitiv me komenta ndërkombëtare? A rrjedhi nga ndonjë punëtor, apo nga gjykata? ”, ishte pyetja drejtuar Haxhibeqirit nga Murseli.
Në përgjigje të shkurtër dhe të prerë, Haxhibeqiri deklaroi: “Prej neve jo”.
Edhe gjykatësja e rastit, Fatime Dërmaku, reagoi ndaj shqetësimit të Murselit, duke e siguruar se ekspertiza nuk ka dalë nga gjykata.
“Këtë e ke të sigurt”, tha ajo.
