BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

Delegacioni i Bashkimit Evropiane në Shqipëri ka përgëzuar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar pas betimit te Presidenti, për detyrën në katër vitet e ardhshme në qeverisjen e vendit. Me një postim në rrjetin social X, delegacioni i BE-së deklaron se miratimi dhe zbatimi i reformave të nevojshme, do duhet të jetë transparent

shtator 22, 2025 - 12:00
 0
BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027
BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

Delegacioni i Bashkimit Evropiane në Shqipëri ka përgëzuar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar pas betimit te Presidenti, për detyrën në katër vitet e ardhshme në qeverisjen e vendit.

Me një postim në rrjetin social X, delegacioni i BE-së deklaron se miratimi dhe zbatimi i reformave të nevojshme, do duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Vetëm përmes këtyre proceseve, sipas delegacionit, Shqipëria do arrijë qëllimin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në familjen e madhe europiane brenda 2030-ës.

“Urime Kryeministrit @ediramaal dhe të gjithë Ministrave me rastin e marrjes së detyrës. Me një përpjekje të vazhdueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për mbylljen e negociatave të pranimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të popullit shqiptar”, thuhet në postim, transmeton RTSH.

Më 12 shtator, Edi Rama u dekretua nga presidenti Bajram Begaj për herë të katërt si kryeministër i Shqipërisë, prej ngjitjes në krye të pushtetit ekzekutiv në vitin 2013.