Ndalohen pesë shtetase të huaja në Maqedoni

SPB Tetovë njofton se gjatë kontrolleve të kryera në disa objekte përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar janë ndaluar pesë femra shtetase të huaja. “Me datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – […]

shkurt 18, 2025 - 15:00
 0  4
Ndalohen pesë shtetase të huaja në Maqedoni

SPB Tetovë njofton se gjatë kontrolleve të kryera në disa objekte përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar janë ndaluar pesë femra shtetase të huaja.

“Me datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar.

Gjatë kontrollit janë ndaluar pesë femra të moshës nga 24 deri në 32 vjeç, tre nga Republika e Serbisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punësimit të paligjshëm.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë.