Mustafa: LDK’ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku është kryeministër

Zëdhënësi i LDK-së, deputeti Besian Mustafa, ka folur lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit dhe koalicionet e mundshme.  Mustafa është shprehur se LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, është kryeministër. “Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku, pra

tetor 21, 2024 - 21:01
 0  6
Mustafa: LDK’ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku është kryeministër
mustafa:-ldk’ja-do-te-jete-ne-qeverine-e-ardhshme-vetem-nese-abdixhiku-eshte-kryeminister

mustafa:-ldk’ja-do-te-jete-ne-qeverine-e-ardhshme-vetem-nese-abdixhiku-eshte-kryeminister

Zëdhënësi i LDK-së, deputeti Besian Mustafa, ka folur lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit dhe koalicionet e mundshme. 

Mustafa është shprehur se LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, është kryeministër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku, pra kryetari i LDK-së do të jetë dhe udhëheqës, pra kryeministër i asaj qeverie”, është shprehur Mustafa.

Është deklaruar edhe për seancat e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse mazhoranca ka vendosur që t’i ikë përgjegjësisë së saj kushtetuese, demokratike, politike të përfaqësimit të qytetarëve në parlamentin e Kosovës, do të vazhdojmë duke thirrur seanca të jashtëzakonshme, për të debatuar ose diskutuar tema të caktuara”, ka thënë tutje Mustafa në “DPT te Fidani”.