Na pret mot i kthjellët, por i ftohtë

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut është regjistruar në Berovë, ku është matur temperaturë prej -8 gradë Celsius, The post Na pret mot i kthjellët, por i ftohtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 25, 2024 - 14:00
 0  6
Na pret mot i kthjellët, por i ftohtë

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut është regjistruar në Berovë, ku është matur temperaturë prej -8 gradë Celsius, -6 gradë është matur në Shkup-Petrovec, Manastir, Demir Kapi, Strumicë, Kumanovë, -5, në Tetovë, Prilep, Veles, Shtip, -4 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, -3 në Kriva Pallankë, -2 në Ohër, Pretor, Vinicë, Gjevgjeli, Mavrovë, 0 në Krushevë, dhe 1 gradë në Kodër të Diellit.

Gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 11 deri në minus 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 14 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Në Shkup gjatë ditës, moti pritet të jetë me diell dhe i qetë. Temperatura minimale është paraparë të bie deri në minus 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 10 gradë.

Në ditët në vijim parashihet moti të jetë i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten. Nëpër disa lugina të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperatura më të ulëta të ditës. Të premten në fund të ditës, priten reshje të kohëpaskohshme të shiut.

The post Na pret mot i kthjellët, por i ftohtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .