Nafie Selmani: Hajdeni ta ndihmojmë VLEN-in
Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke theksuar se, sipas saj, kjo strukturë politike nuk ka arritur të përmbushë premtimet ndaj qytetarëve shqiptarë. Në deklaratën e saj, Selmani The post Nafie Selmani: Hajdeni ta ndihmojmë VLEN-in appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke theksuar se, sipas saj, kjo strukturë politike nuk ka arritur të përmbushë premtimet ndaj qytetarëve shqiptarë.
Në deklaratën e saj, Selmani përdor një shprehje popullore për të përshkruar situatën aktuale:
“Nuk mund ta nxjerrë macën prej përsheshi”, duke nënkuptuar paaftësinë për të zgjidhur edhe çështje të vogla.
Ajo rendit disa nga problemet kryesore që, sipas saj, dëshmojnë dështimin e VLEN-it:
- pamundësia për t’u mundësuar studentëve shqiptarë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe,
- mungesa e reagimit ndaj përjashtimit të shqiptarëve nga puna,
- rënia e përqindjes së të punësuarve shqiptarë në institucionet shtetërore,
- mosrealizimi i ndryshimeve kushtetuese,
- si dhe mungesa e rezultateve konkrete pas dy vitesh në pushtet.
“VLEN-in nuk e pyet askush në Qeveri për asgjë”, thekson Selmani.
Ajo shton se, përballë kësaj situate, qytetarëve u mbetet të reagojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi:
“T’ua zgjasim dorën e ‘shpëtimit’. T’u kujtojmë çdo ditë dhe çdo natë përgjegjësinë për votat që ua kemi dhënë”.
Në fund, Selmani bën thirrje që përfaqësuesit politikë të reflektojnë:
“T’i inkurajojmë të forcohen, të bëhen burra e njerëz të vërtetë, të shtrëngojnë dhëmbët… sepse pushteti për ta nuk është mjet për të mbrojtur qytetarët, por një barrë që nuk dinë ta mbajnë”.
Ajo paralajmëron se, nëse nuk ka ndryshim, përgjegjësia nuk do të jetë vetëm e politikës, por edhe e qytetarëve që vazhdojnë të tolerojnë këtë gjendje. Gazeta Flaka
The post Nafie Selmani: Hajdeni ta ndihmojmë VLEN-in appeared first on Flaka, në çdo lajm... .