Nafie Selmani kritikon VLEN: “Unifikimi po kalon nga komik në tragjik”

Dje mediat raportuan se VLEN mblidhet për të konkretizuar funksionimin si parti, por nuk u dha asnjë sqarim konkret. Siç shkruan Nafie Selmani, kjo ishte takimi i “njëqindtë” për finalizim, The post Nafie Selmani kritikon VLEN: “Unifikimi po kalon nga komik në tragjik” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 24, 2026 - 11:00
Nafie Selmani kritikon VLEN: “Unifikimi po kalon nga komik në tragjik”

Dje mediat raportuan se VLEN mblidhet për të konkretizuar funksionimin si parti, por nuk u dha asnjë sqarim konkret. Siç shkruan Nafie Selmani, kjo ishte takimi i “njëqindtë” për finalizim, pa ndonjë rezultat të dukshëm.

Po atë ditë u përhap lajmi tronditës se një drejtor shkolle nga VLEN-i është therur me thikë në një fshat të Sarajit.

“Unifikimi” i VLEN-it, vlerëson Selmani, po kalon nga një fazë komike në një fazë gjithnjë e më tragjike.

Ajo kritikon fokusin e partisë: ndërsa shqiptarët përballen me kriza në ekonomi, arsim, drejtësi dhe dinjitet, VLEN-i ka vetëm një hall: kush sa përqind pushtet do të marrë, kush do të bëhet kryetar, sekretar ose nënkryetar.

Selmani shprehet se nuk mbahet mend ndonjë periudhë tjetër kur përfaqësimi politik i shqiptarëve në RMV të ketë qenë në duar të “burrave kaq të dobët, kaq të ligë, kaq pa dinjitet dhe kaq të zhveshur nga përgjegjësia morale dhe publike”.

Ajo i drejtohet drejtuesve:

“Si bre nuk ju vjen turp t’ju dilni para fytyre grave, fëmijëve, familjeve tuaja? Apo ndoshta i keni bindur edhe ata që turpi e poshtërimi mund të gëlltiten si buka me djathë saherë çoheni në sabah me bismilah…”

Në fund, Selmani kërkon largimin e figurave problematike:

“Aman, punësojeni nëse ju ka mbetur ndonjë familjar, jaran a jaraneshë pa e punësuar, dhe ikni… ikni se na morët në qafë edhe neve por edhe veten. Edhe poshtërimi, turpi dhe nënshtrimi duhet pasur një kufi, aman!” Gazeta Flaka

The post Nafie Selmani kritikon VLEN: “Unifikimi po kalon nga komik në tragjik” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .