Naim Bajrami: Arbën Xhaferi ishte hartues; ju, në emër të tij, e “minuat” Marrëveshjen e Ohrit

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të emrit të Arbën Xhaferit për të justifikuar qëndrime politike të dëmshme dhe përpjekje për të relativizuar Marrëveshjen e Ohrit. “Çdo përpjekje për të relativizuar, minuar apo përmbysur Marrëveshjen e Ohrit në emër të Arbën Xhaferit është jo vetëm hipokrizi, por edhe shtrembërim […] The post Naim Bajrami: Arbën Xhaferi ishte hartues; ju, në emër të tij, e “minuat” Marrëveshjen e Ohrit appeared first on InfoShqip.com.

maj 19, 2025 - 04:00
 0  3
Naim Bajrami: Arbën Xhaferi ishte hartues; ju, në emër të tij, e “minuat” Marrëveshjen e Ohrit

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të emrit të Arbën Xhaferit për të justifikuar qëndrime politike të dëmshme dhe përpjekje për të relativizuar Marrëveshjen e Ohrit.

“Çdo përpjekje për të relativizuar, minuar apo përmbysur Marrëveshjen e Ohrit në emër të Arbën Xhaferit është jo vetëm hipokrizi, por edhe shtrembërim i trashëgimisë së tij politike,” shprehet Bajrami. Ai thekson se Xhaferi nuk ishte thjesht një nënshkrues, por një nga hartuesit kryesorë të marrëveshjes – një vizionar që pa në të rrugën drejt barazisë, bashkëjetesës dhe stabilitetit afatgjatë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Bajrami kujton se Arbën Xhaferi ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes, jo zëvendësim me retorikë populiste apo veprime që çojnë drejt përplasjeve etnike dhe institucionale.

Ai u drejtohet veçanërisht atyre që në vetëm një vit bashkëqeverisje me VMRO-në kanë kontribuar në sabotimin dhe moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe tani përpiqen të dalin si heronj, duke përdorur emrin e Arbën Xhaferit për të larë duart nga përgjegjësia.

“P.S. Kjo vlen edhe për ‘pishman haxhinjtë’ dhe ‘heronjtë e çastit’,” përfundon Bajrami, me një mesazh të qartë për ata që kërkojnë të përfitojnë politikisht pas dështimit të tyre në pushtet.

The post Naim Bajrami: Arbën Xhaferi ishte hartues; ju, në emër të tij, e “minuat” Marrëveshjen e Ohrit appeared first on InfoShqip.com.