Xhelili: Sulmi më i fuqishëm ndaj faktorëve shqiptarë vjen nga VMRO-DPMNE

Ish-deputeti i PDSH-së dhe analisti politik Zudi Xhelili ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke i cilësuar si përpjekje për devijim të vullnetit të shqiptarëve dhe sulme të koordinuara The post Xhelili: Sulmi më i fuqishëm ndaj faktorëve shqiptarë vjen nga VMRO-DPMNE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 19, 2025 - 03:00
 0  4
Xhelili: Sulmi më i fuqishëm ndaj faktorëve shqiptarë vjen nga VMRO-DPMNE

Ish-deputeti i PDSH-së dhe analisti politik Zudi Xhelili ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke i cilësuar si përpjekje për devijim të vullnetit të shqiptarëve dhe sulme të koordinuara ndaj forcave politike shqiptare, transmeton Flaka

Në një postim në Facebook, Xhelili theksoi se shqiptarët nuk janë më naivë në politikë, duke u shprehur:

“Nuk ka më shqiptarë naivë në politikë, jemi shkolla e Arbën Xhaferit!”

Ai shtoi se shqiptarët kanë kaluar edhe më parë nëpër presione dhe devijime të tilla, por kanë ditur të qëndrojnë të bashkuar dhe të fuqishëm përballë padrejtësive.

“Arben Taravari e di mirë se fuqia e partisë është diku tjetër, jo te pazaret individuale apo te disa njerëz të etshëm për pushtet, por te mbështetja popullore. Lëvizjet individuale nuk e mposhtin një forcë politike, përkundrazi, ajo forcohet edhe më tepër nga padrejtësitë dhe pabarazia ndaj shqiptarëve,” – deklaroi Xhelili.

Sipas tij, sulmi më i fuqishëm ndaj faktorëve shqiptarë vjen aktualisht nga VMRO-DPMNE, e cila sipas Xhelilit, po tregon shenja të qarta nervozizmi për shkak të rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të shqiptarëve në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

“Të gjithë e kanë kuptuar se shqiptarët janë dhe do të mbeten faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë në rajon!” – përfundoi ai.

Deklarata e Zudi Xhelilit vjen në një moment kritik për zhvillimet politike shqiptare në vend, ku po shfaqen tensione të reja dhe polarizime të brendshme, por edhe rritje e rolit politik të shqiptarëve si faktor stabiliteti dhe partneriteti strategjik në rajon. Flaka

The post Xhelili: Sulmi më i fuqishëm ndaj faktorëve shqiptarë vjen nga VMRO-DPMNE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .