A do të largohet Dukovska? Gashi do ta njoftojë Kushtetuesen dhe Këshillin Gjyqësor për vendimin e Administratives kundër gjykatëses përgjegjëse në lëndën e Ligjit për Gjuhët

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi tashmë e ka përgatitur dhe do ta dërgojë shkresën me të cilën njofton Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin Gjyqësor për aktvendimin e Gjykatës Administrative, me të cilin shfuqizohet vendimi i vitit 2023 për zgjedhjen e gjyqtares kushtetuese Elizabeta Dikovska, përcjell TV21. Nga Kabineti i Gashit pas kësaj presin propozim për […]

maj 19, 2025 - 04:00
 0  3
A do të largohet Dukovska? Gashi do ta njoftojë Kushtetuesen dhe Këshillin Gjyqësor për vendimin e Administratives kundër gjykatëses përgjegjëse në lëndën e Ligjit për Gjuhët

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi tashmë e ka përgatitur dhe do ta dërgojë shkresën me të cilën njofton Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin Gjyqësor për aktvendimin e Gjykatës Administrative, me të cilin shfuqizohet vendimi i vitit 2023 për zgjedhjen e gjyqtares kushtetuese Elizabeta Dikovska, përcjell TV21. Nga Kabineti i Gashit pas kësaj presin propozim për anëtar të ri në Kushtetuese.

Kujtojmë se Elizabeta Dukovska ishte gjyqtare përgjegjëse në lëndën ku kontestohen pjesë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Largimi i saj nga Kushtetuesja hap mundësinë për shtyrje të vendimit mbi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, marrë parasysh se Kushtetuesja tashmë ka miratuar përfundim që për këtë lëndë me patjetër duhet të vendoset në përbërje të plotë të gjykatësve në Kushtetuese.

Nuk dihet nëse me largimin e Dukovskës, lënda për Ligjin e Gjuhëve do të kalojë te një nga 8 gjykatësit e tjerë, apo të njëjtën do ta trashëgojë pasardhësi eventual i Dukovskës. Ndryshe, vendimi i Administratives vjen në vigjilje të seancës përgatitore në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, pasi paraprakisht erdhi “amicus” nga Komisioni i Venecias.