Naseri prek me postimin për ndarjen nga jeta të Enver Petrovcit

Ka ndërruar jetë sot aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci. Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe konsiderohet një ndër figurat më të rëndësishme të skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare. Karrierën e tij e nisi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, për ta vazhduar në Fakultetin e Arteve Dramatike në […]

shtator 22, 2025 - 16:01
 0
Naseri prek me postimin për ndarjen nga jeta të Enver Petrovcit

Ka ndërruar jetë sot aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe konsiderohet një ndër figurat më të rëndësishme të skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare.

Karrierën e tij e nisi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, për ta vazhduar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

E për humbjen e tij aktori Naser Rafuna ka thur vargjet më të ndjera.

Postimi i plotë:

U largua nga kjo botë për një tjetër më të mirë inshaAllah.

Ne lutemi Zotit të të Mëshiroj, sepse ti je ndarë nga kjo botë por gjithnjë do të jesh në zemrat tona. I dashur për ne, me dhimbje të pafund, i mençur dhe i durueshëm, ti ke ndriçuar jetët tona me dritën e dijes dhe përvojës.

Falënderojmë Zotinë që më dha mundësinë të jem student i tij në UP, të mësoj nga urtësia e tij dhe të shoh në atë që më dha si shembull për jetë dhe profesion. Bachelor dhe Master i përfundova te ky kolos arti dhe isha Asistent i tij, çdo ditë, më mbajti pranë dritës së dies.

Me shumë mall dhe mirënjohje, mbajmë këtë borxh ndër zemra që s’u shlye kurrë. Shpresa jonë është në dhënien e Zotit që, përmes lutjeve, të pranojë këtë borxh të pamundëshëm.

Faleminderit për gjithçka, për çdo ditë, për çdo mësim, për çdo shenjë dashurie. U prehesh në paqe, derisa të takojmë sërish në dritën e përjetshme.

Lamtumirë profesori im, mësuesi jonë Enver Petrovci.