Ndërpritet mbledhja nlë Parlament, Dauti kërkon respektim të gjuhës shqipe!

Deputetja opozitare Ilire Dauti sot ka protestuar gjatë një mbledhjeje në kuvend për të drejtat e gruas dhe meshkujve për mungesën e dokumentacionit përkatës në gjuhën shqipe të ofruar nga sekretariati i legjislativit, raportojnë mediat maqedonase. Press24.mk shkruan se sot në mengjes gjatë debatit u shkaktuar një “kaos”, pasi që deputetja Ilire Dauti nga Aleanca […]

Prill 7, 2026 - 16:00
Ndërpritet mbledhja nlë Parlament, Dauti kërkon respektim të gjuhës shqipe!

Deputetja opozitare Ilire Dauti sot ka protestuar gjatë një mbledhjeje në kuvend për të drejtat e gruas dhe meshkujve për mungesën e dokumentacionit përkatës në gjuhën shqipe të ofruar nga sekretariati i legjislativit, raportojnë mediat maqedonase.

Press24.mk shkruan se sot në mengjes gjatë debatit u shkaktuar një “kaos”, pasi që deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët reagoi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Sipas këtij mediumi, zonja Dauti kërkoi një ndërprerje të mbledhjes sepse dokumentet për debatin nuk ishin në gjuhën shqipe, por vetëm maqedonase.

“Si mund të flasim për dhunë sot kur unë vetë isha viktimë e dhunës psikologjike”, citohet Dauti të ketë thënë nga ky medium.
Pas disa minutash tensionesh, u bë një pushim për të qetësuar tensionet.

Mbetet e paqartë nëse në vazhdim u sollën dokumentacioni i mbledhjes edhe në gjuhën shqipe.