Ndërron jetë ish-frontmeni i “Iron Maiden”, Paul Di’Anno
Ish-frontmeni i “Iron Maiden”, Paul Di’Anno, ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Ky informacion u konfirmua nga kompania e tij diskografike ‘Conquest Music’, duke deklaruar se ai vdiq në shtëpinë e tij në Salisbury. Paul Andrews i njohur më mirë si Paul Di’Anno ka lindur më 17 maj 1958 në Chingford, Angli. Gjatë gjithë karrierës së […]
Ish-frontmeni i “Iron Maiden”, Paul Di’Anno, ka vdekur në moshën 66-vjeçare.
Ky informacion u konfirmua nga kompania e tij diskografike ‘Conquest Music’, duke deklaruar se ai vdiq në shtëpinë e tij në Salisbury.
Paul Andrews i njohur më mirë si Paul Di’Anno ka lindur më 17 maj 1958 në Chingford, Angli.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai mbeti i njohur si vokalisti i parë i grupit legjendar të “Iron Maiden”. Karriera e tij filloi në vitet 1970 kur ai u bë pjesë e skenës muzikore londineze, por fama e vërtetë erdhi vetëm kur ai iu bashkua “Iron Maiden” në 1978.
Di’Anno ishte i njohur për stilin e tij të të kënduarit.
Ai ishte vokalisti kryesor në dy albumet e para në studio të “Iron Maiden” – “Iron Maiden” dhe “Killers”.
Këto albume hodhën themelet për suksesin e mëvonshëm të grupit dhe u bënë baza për zhvillimin e tij.
Për shkak të problemeve dhe luftimeve me varësinë, Di’Anno u largua nga grupi në 1981 dhe u zëvendësua nga Bruce Dickinson.
Megjithatë, ai vendosi të vazhdojë karrierën e tij muzikore me shumë grupe dhe të punojë në projekte solo. Midis tyre, më të famshmit janë “Battlezone” dhe “Killers”.