Në gusht e kërcënoi me burg, Trump darkon me Zuckerberg 3 vite pasi ‘e bllokoi’ në Facebook

CEO i kompanisë “Meta” Mark Zuckerberg për herë të parë, tre vjet pasi Donald Trump iu bllokua aksesi në rrjetin social Facebook, është takuar me Presidentin e sapozgjedhur të SHBA. Takimi mes Zuckerberg dhe Trump u realizua në resortin e tij në Mar-a-Lago, vetëm disa muaj pasi presidenti i ardhshëm amerikan e kërcënoi manjatin e […] The post Në gusht e kërcënoi me burg, Trump darkon me Zuckerberg 3 vite pasi ‘e bllokoi’ në Facebook appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 28, 2024 - 17:00
 0  4
Në gusht e kërcënoi me burg, Trump darkon me Zuckerberg 3 vite pasi ‘e bllokoi’ në Facebook

CEO i kompanisë “Meta” Mark Zuckerberg për herë të parë, tre vjet pasi Donald Trump iu bllokua aksesi në rrjetin social Facebook, është takuar me Presidentin e sapozgjedhur të SHBA. Takimi mes Zuckerberg dhe Trump u realizua në resortin e tij në Mar-a-Lago, vetëm disa muaj pasi presidenti i ardhshëm amerikan e kërcënoi manjatin e rrjeteve sociale me burg.

Në gusht, Trump shkroi se miliarderi i teknologjisë do të “kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg” nëse do të përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA. Trump u shpreh më pas se Zuckerberg do të bënte “mirë” të “qëndronte larg zgjedhjeve” duke e falënderuar për një telefonatë personale pasi i shpëtoi atentatit në Pensilvani.

Në fakt, kohët e fundit ka pasur shenja se këto marrëdhënie të acaruara mes të dyve po përmirësohen, duke kulmuar me darkën e Zuckerberg me presidentin e zgjedhur në rezidencën e tij në Florida.

“Marku ishte mirënjohës për ftesën për të ngrënë me Presidentin Trump dhe mundësinë për t’u takuar me anëtarët e ekipit të tij në lidhje me administratën e ardhshme“, tha një zëdhënës i ‘Meta’ për BBC. “Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e inovacionit amerikan”, shtohet në deklaratë.

“Trumpit iu ndalua aksesi nga Meta, Facebook dhe Instagram në 2021 pasi “lavdëroi njerëzit” e përfshirë në incidentet e dhunshme në Kapitol më 6 janar”, tha kompania në një deklaratë në atë kohë.

Ndalimi erdhi ndërsa në gusht, Zuckerberg tha se qëllimi i tij ishte të ishte neutral në zgjedhjet presidenciale. Vitet e fundit, Meta është përballur me presione dhe akuza për politikë monopolistike në kuadër të një çështjeje të ngritur kundër tij në vitin 2020 nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC). Sakaq, marrëdhënia në dukje e përmirësuar e Zuckerberg me presidentin e ardhshëm është lënë në hije nga marrëdhënia e ngushtë e Trump me manjatin e teknologjisë Elon Musk.

The post Në gusht e kërcënoi me burg, Trump darkon me Zuckerberg 3 vite pasi ‘e bllokoi’ në Facebook appeared first on InfoShqip.com.