Në Manastir është zbuluar një arsenal me predha artilerie nga Lufta e Parë Botërore

Gjatë punimeve ndërtimore në Manastir janë gjetur 206 predha artilerie të Luftës së Parë Botërore. Arsenali është gjetur gjatë ditës së djeshme dhe rreth mesditës rasti është raportuar në SPB Manastir, transmeton Portalb.mk. Në raport thuhet se gjatë punimeve ndërtimore janë gjetur 206 predha artilerie të kalibrit 75 mm, me origjinë nga Lufta e Parë […]

shkurt 25, 2025 - 19:00
 0  4
Në Manastir është zbuluar një arsenal me predha artilerie nga Lufta e Parë Botërore
Shirit policor, Policia, MPB. Foto: Meta.mk

Gjatë punimeve ndërtimore në Manastir janë gjetur 206 predha artilerie të Luftës së Parë Botërore. Arsenali është gjetur gjatë ditës së djeshme dhe rreth mesditës rasti është raportuar në SPB Manastir, transmeton Portalb.mk.

Në raport thuhet se gjatë punimeve ndërtimore janë gjetur 206 predha artilerie të kalibrit 75 mm, me origjinë nga Lufta e Parë Botërore.

MPB njofton se granatat tërhequr në mënyrë të sigurt nga një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Manastir.

Kjo nuk është hera e parë që në rajonin e Manastirit gjenden granata nga Lufta e Parë Botërore. Në mars, prill dhe nëntor të vitit 2024, qytetarët duke gërmuar në arat e tyre, kishin gjetur granata, të cilat ishin hequr në mënyrë të sigurt nga autoritetet kompetente.