Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e kostos për jetë dhe çmimeve me pakicë

Kosto e jetesës dhe çmimet me pakicë në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje në muajin tetor, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i kostos për jetesë në tetor të vitit 2024, krahasuar me muajin tetor të vitit 2023, shënon rritje nga 3.5 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon […]

Nëntor 7, 2024 - 23:00
 0  6
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e kostos për jetë dhe çmimeve me pakicë
Produkte ushqimore në një market në Bullgari. Foto: Aneta Dodevska/Portalb.mk

Kosto e jetesës dhe çmimet me pakicë në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje në muajin tetor, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos për jetesë në tetor të vitit 2024, krahasuar me muajin tetor të vitit 2023, shënon rritje nga 3.5 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje nga 3.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët ka pasur rritje më të madhe të kostos (3.4 %).

“Rënia e inflacionit në tetor të vitit 2024, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Ushqim dhe pije joalkoolike për 2.2 %, Restorante dhe hotele për 1.5 %, Rekreacioni dhe kultura për 0.9 %”, sqaroi Enti, duke theksuar që inflacioni brenda një viti ka ndryshuar për -0.7 %.