RMV, makina për testimin e saktësisë së orëmatësve të rrymës me vite ka qëndruar në bodrum
Pajisjet për testimin dhe verifikimin e orëmatësve (njehsorëve) të energjisë elektrike prej vitesh nuk janë vënë në punë dhe kanë qëndruar të pashfrytëzuara në bodrumin e Byrosë së Metrologjisë. Kështu njoftoi Ministria e Energjietikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, transmeton Portalb.mk. Ministria thotë se u ofron qytetarëve mundësinë për verifikim të pavarur të saktësisë së matësve […]


Pajisjet për testimin dhe verifikimin e orëmatësve (njehsorëve) të energjisë elektrike prej vitesh nuk janë vënë në punë dhe kanë qëndruar të pashfrytëzuara në bodrumin e Byrosë së Metrologjisë. Kështu njoftoi Ministria e Energjietikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, transmeton Portalb.mk.
Ministria thotë se u ofron qytetarëve mundësinë për verifikim të pavarur të saktësisë së matësve nga institucioni shtetëror.
“Kjo do të lejojë që çdo dyshim për faturim të gabuar të verifikohet me matje të sakta dhe zyrtare, ku qytetarët të marrin një përgjigje të qartë për gjendjen e instrumentit të tyre. Në të njëjtën kohë, kjo do të përfaqësojë një mekanizëm shtesë të kontrollit mbi kompanitë që instalojnë dhe mirëmbajnë matësit, i cili do të sigurojë drejtësi më të madhe në faturimin e energjisë së konsumuar dhe do të zvogëlojë mundësitë për parregullsi”, thanë nga ministria.
Ata theksojnë se Byroja do të shpallë tender për kontrollin e funksionalitetit, instalimin dhe vënien në punë të pajisjeve, si dhe për trajnimin e punonjësve, pas së cilës mund të fillojë përdorimi i pajisjeve për kontrollin e matësve shtëpiake.
Ndryshe, makina – sistem trefazor për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, shërben për verifikimin e njehsorëve dhe testimin e saktësisë së njehsorëve sipas ankesave të konsumatorëve.
Kujtojmë se faturat e larta të energjisë elektrike gjatë dimrit, kur konsumi rritet pothuajse në të gjitha shtëpitë, shkaktojnë shqetësim të madh për qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Shumë prej tyre vendosin t’i shkurtojnë vuajtjet e tyre dhe ta provojnë fatin duke bërë ankesa deri tek institucionet kompetente, me shpresë se faturat e larta të energjisë elektrike deri diku edhe do të korrigjohen. Vetëm për një muaj në adresën e EVN-së kanë arritur 1.385 kërkesa për korrigjim të faturave të energjisë elektrike. Ata që nuk kanë arritur të bëjnë korrigjim në EVN, janë drejtuar edhe pranë Komisionit Rregullator të Energjetikës me shpresë se do t’i shpëtojë nga faturat e larta.
Më 17 shkurt, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka miratuar programin për mbrojtjen e kategorive të rrezikuara që janë shfrytëzues të energjisë për vitin 2025. Përmes këtij programi sigurohet mbështetje financiare direkte dhe masa shtesë për kategoritë që kanë të ardhura të vogla.
- LEXO: Në EVN kanë arritur 1.385 ankesa për faturat e energjisë elektrike
- LEXO: RMV, ankesa për fatura të larta të rrymës, KRRE: “EVN Home” t’i korrigjojë dhe të bëjë shpërndarjen e duhur sipas blloqeve
- LEXO: Qytetarët e RMV-së do të mbështeten financiarisht për shfrytëzimin e energjisë nëse kanë të ardhura të ulëta