Në Prekaz nesër shtrëngohen duart VLEN një parti, ja detaje dhe modeli me dy bashkëkryetarë
Nesër në Prekaz, në familjen Jashari, pritet të ndodhë shtrëngimi zyrtar i duarve që do t’i japë jetë VLEN-it si një parti. Në fotografinë e plotë pritet të marrin pjesë të gjitha subjektet, pjesë që nga themelimi i konceptit të VLEN-it si koalicion asokohe kur hyri në garë politike para zgjedhjeve të 2024-ës. Mbrëmë, në […] The post Në Prekaz nesër shtrëngohen duart VLEN një parti, ja detaje dhe modeli me dy bashkëkryetarë appeared first on InfoShqip.com.
Nesër në Prekaz, në familjen Jashari, pritet të ndodhë shtrëngimi zyrtar i duarve që do t’i japë jetë VLEN-it si një parti. Në fotografinë e plotë pritet të marrin pjesë të gjitha subjektet, pjesë që nga themelimi i konceptit të VLEN-it si koalicion asokohe kur hyri në garë politike para zgjedhjeve të 2024-ës.
Mbrëmë, në takimin mes krerëve dhe përfaqësuesve të grupeve, u vërtetua përfundimisht mungesa e Arben Fetait dhe marrja e siparit nga deputeti Ilir Demiri.
Sipas të dhënave që mësoi ALSAT, Alternativa ka kërkuar postin e sekretarit të përgjithshëm, ndërkohë që ka gjetur dakordim nga palët që Bekim Sali ta kryejë këtë funksion, sikurse edhe rreth formatit me dy kryetarë; Izet Mexhiti e Bilall Kasami, e me nënkryetarë të partisë; Ilir Demiri dhe Bekim Qoku. Sipas Kasamit, në një deklaratë për ALSAT, Ilir Demiri do t’i bashkohet grupit parlamentar edhe formalisht ndërkohë që po punohet për zgjerimin e mëtejshëm të numrit të deputetëve.
“Ajo që dihet në opinion që veçmë deputeti Ilir Demiri është pjesë e koalicionit VLEN. Shpejt edhe në Kuvend do të jetë pjesë e këtij grupacioni politik që është në qeveri dhe nga momenti kur do të qartësohet pjesa e VLEN-it si strukturë politike, si parti politike, si organizatë politike ne kemi pritje sepse jemi në bisedime edhe me deputetë tjerë… veçanërisht në pjesën shqiptare si pjesë e VLEN-it”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.
ALSAT mëson se në konkretizimin e VLEN si parti, në riformulim është edhe programi, strukturat duke përfshirë kuvendin, 5 me 20, ku secili grupacion aktual do të ketë nga 20% të anëtarëve. Ndërkohë, VLEN së shpejti do të ketë edhe zëdhënës të ri, që njëkohësisht do të jetë pjesë edhe e forumeve të tjera të partisë, ku do të shtrohen temat e rëndësishme të saj. /Alsat.mk
The post Në Prekaz nesër shtrëngohen duart VLEN një parti, ja detaje dhe modeli me dy bashkëkryetarë appeared first on InfoShqip.com.