Në rrugën ku lejohet vozitja 80 km/h, ai lëvizi me 173 km/h, Policia e RMV e arrestoi 27 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar 27 vjeçarin i cili po lëvizte me veturën “BMW” në rrugën Gostivar – Tetovë me shpejtësi prej 173 kilometra në orë, transmeton Portalb.mk. “Në rrugën Gostivar – Tetovë, u arrestua 27 vjeçari B.A. nga Tetova, i cili po lëvizte me veturën “BMW”, me tabela të huaja, me […]

maj 1, 2025 - 18:00
 0  3
Në rrugën ku lejohet vozitja 80 km/h, ai lëvizi me 173 km/h, Policia e RMV e arrestoi 27 vjeçarin
Autostrada Tetovë - Gostivar. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar 27 vjeçarin i cili po lëvizte me veturën “BMW” në rrugën Gostivar – Tetovë me shpejtësi prej 173 kilometra në orë, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën Gostivar – Tetovë, u arrestua 27 vjeçari B.A. nga Tetova, i cili po lëvizte me veturën “BMW”, me tabela të huaja, me shpejtësi prej 173 kilometra në orë”, raportoi Policia, duke paralajmëruar padi në bazë të nenin 297-a nga Kodi Penal për “drejtim të pakujdesshëm të veturës”.

Në rrugën ku po lëvizte me shpejtësi 173 kilometra në orë, shpejtësia e lejuar maksimale është 80 kilometra në orë.

Policia gjithashtu në rrugën Shkup – Tetovë ka arrestuar 19 vjeçarin A.R. për shkak se ka lëvizur me shpejtësi 171 kilometra në orë në rrugën ku shpejtësia e lejuar maksimale ishte 100 kilometra në orë.