LAMM: Pritje deri në një orë në vendkalimet kufitare Tabanocë, Bogorodicë dhe Dojran

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanocë, Bogorodicë dhe Dojran është rritur frekuenca e automjeteve, njoftoi LAMM. Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, siç thonë nga LAMM, në VK Tabanocë për hyrje dhe dalje nga shteti koha e pritjes është rreth 30 minuta deri në […]

maj 1, 2025 - 20:00
 0  5
LAMM: Pritje deri në një orë në vendkalimet kufitare Tabanocë, Bogorodicë dhe Dojran

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanocë, Bogorodicë dhe Dojran është rritur frekuenca e automjeteve, njoftoi LAMM.

Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, siç thonë nga LAMM, në VK Tabanocë për hyrje dhe dalje nga shteti koha e pritjes është rreth 30 minuta deri në një orë, në VK Dojran për dalje nga shteti rreth 40 minuta, përderisa në VK Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.