Në seancën e Qeverisë së RMV-së pritet të kalojë marrëveshja për paratë e kredisë hungareze të destinuara për kompanitë
Në seancën e sotme të qeverisë pritet të kalojë marrëveshja për fondet nga kredia hungareze e destinuar për kompanitë. Qeveria pret që e gjithë procedura të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Pas miratimit të marrëveshjes në Qeveri, do të duhet të nënshkruhet një marrëveshje me bankat dhe me këtë praktikisht paratë bëhen funksionale […]
Në seancën e sotme të qeverisë pritet të kalojë marrëveshja për fondet nga kredia hungareze e destinuar për kompanitë. Qeveria pret që e gjithë procedura të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Pas miratimit të marrëveshjes në Qeveri, do të duhet të nënshkruhet një marrëveshje me bankat dhe me këtë praktikisht paratë bëhen funksionale për sektorin e biznesit, transmeton Portalb.mk.
Kompanitë do të duhet të kenë një minimum prej 20 përqind të pjesëmarrjes së tyre dhe shuma maksimale që mund të marrin është 10 milionë euro. Kompanitë do t’i marrin paratë me një interes prej 1.95 përqind, një periudhë mospagimi prej tre vjetësh dhe një periudhë shlyerjeje 12-vjeçare.
Paratë fillimisht ëduhej të ishin operative deri në fund të vitit të kaluar, por procesi është vonuar dhe arsyeja për këtë, sipas autoriteteve, është zgjerimi i fushës së kompanive që mund të aplikojnë për të marrë fonde nga huaja hungareze. Praktikisht, tashmë, përveç objekteve të reja prodhuese dhe pajisjeve të reja, mjetet nga kredia hungareze mund të ndahen për burimet e rinovueshme të energjisë, si dhe për objektet që kompanitë do t’i përdorin si ndërtesa administrative.
Në një deklaratë për media javën e kaluar, kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje kompanive që të përgatisin projekte dhe të aplikojnë për kredi nga bankat komerciale.
“Analiza thotë se 250 milionë euro në vit është kërkesa e operatorëve ekonomikë për të marrë kredi. Nëse i kufizoni mundësitë, atëherë kufizohen edhe operatorët ekonomikë dhe mund të ndodhë që nga ato 250 milionë euro të përdoren vetëm 120, 150 apo 180 milionë euro dhe të mbeten të tjerat. Për këto arsye, ne duam të zgjerojmë gjithçka që do të ketë një kontribut pozitiv në BPV dhe në ekonominë maqedonase. Por tani gjithçka është e definuar, është e përfunduar, përmbajtja e marrëveshjes është gati”, tha Mickoski gjatë vizitës në komunën e Petrovecit.
Nga kredia hungareze 250 milionë euro janë të destinuara për kompanitë. Marrëveshjen e huasë prej gjithsej 500 milionë euro, në emër të Qeverisë, më 8 tetor në Budapest e ka nënshkruar ministrja e Financave Gordana Dimitrievska-Koçovska me Bankën Hungareze të Eksport-Importit.
Kompanitë në vend do të mund të shfrytëzojnë 250 milionë euro nga kredia hungareze.
Bëhet fjalë për kredi prej 500 milionë eurove nga Hungaria me normë interesi prej 3,25 përqind, me periudhë të pagesës prej 15 vjet, gjegjësisht grejs periudhë e përfshirë prej tre viteve. Ato të holla do të hyjnë si mjete në buxhet, prej nga 250 milionë euro do të orientohen drejt Bankës Zhvillimore, ndërsa ajo përmes bankave komerciale duhet t’i plasojë në sektorin privat për investime, ndërsa 250 milionë eurot e tjera janë të dedikuara për projekte infrastrukturore, gjegjësisht për financim të komunave.
Ndryshe, Kuvendi i RMV-së më 11 shtator votoi huamarrjen në vlerë prej 500 milionë eurove nga Hungaria.