76 vjetori i NATO’s, Haradinaj: Kosova e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s në çlirim dhe paqe. Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e shënimit të 76-vjetorit të NATO-s. “NATO, aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, sot shënon 76 vjetorin. Kosova i mbetet përjetësisht

Prill 4, 2025 - 13:00
 0  6
76 vjetori i NATO’s, Haradinaj: Kosova e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve
76-vjetori-i-nato’s,-haradinaj:-kosova-e-gatshme-per-t’u-bere-anetare-e-denje-e-aleances,-perkrah-shba-se-dhe-aleateve

76-vjetori-i-nato’s,-haradinaj:-kosova-e-gatshme-per-t’u-bere-anetare-e-denje-e-aleances,-perkrah-shba-se-dhe-aleateve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s në çlirim dhe paqe.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e shënimit të 76-vjetorit të NATO-s.

“NATO, aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, sot shënon 76 vjetorin. Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe. Me ushtrinë më të re sipas standardeve të NATO-s, Kosova është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO është domosdoshmëri.

“Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për paqe e siguri në vend dhe rajon. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”, është shprehur Haradinaj.