Në Spitalin e Gjilanit realizohet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, largohet tumori në gju

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka bërë të ditur se aty sot është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, në repartin e Ortopedisë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se tek një paciente e moshës 33-vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që

dhjetor 11, 2024 - 17:00
 0  10
Në Spitalin e Gjilanit realizohet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, largohet tumori në gju
ne-spitalin-e-gjilanit-realizohet-nje-nderhyrje-e-rralle-kirurgjike,-largohet-tumori-ne-gju

ne-spitalin-e-gjilanit-realizohet-nje-nderhyrje-e-rralle-kirurgjike,-largohet-tumori-ne-gju

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka bërë të ditur se aty sot është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, në repartin e Ortopedisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se tek një paciente e moshës 33-vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që ishte konfirmuar me Needle Biopsi.

Pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë. Raste si ky janë sfiduese, por njëkohësisht na bëjnë krenarë me përkushtimin e stafit tonë ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ekipi operator:

Dr. Veprim Presheva – Operator;

Dr. Imran Shaqiri – Asistent;

Dr. Rinor Velekinca – Asistent;

Dr. Edon Zylfiu – Asistent;

Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog.