Në të gjithë sektorët u rrit shitja e shërbimeve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është rritur qarkullimi i shërbimeve për 3.5 përqind, ndërsa në disa sektorë kjo rritje ishte edhe më e madhe. “Qarkullimi nga shitja e shërbimeve është rritur për 3.5% në tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar”, […]

shtator 15, 2025 - 21:00
 0
Në të gjithë sektorët u rrit shitja e shërbimeve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është rritur qarkullimi i shërbimeve për 3.5 përqind, ndërsa në disa sektorë kjo rritje ishte edhe më e madhe.

“Qarkullimi nga shitja e shërbimeve është rritur për 3.5% në tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi se rritja më e madhe ishte te sektori i Shërbimeve administrative dhe mbështetëse për 6.8 përqind, ndërsa te Objektet e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore rritja ishte për 6.6 përqind.

Në asnjërin sektor nuk është regjistruar ulje e shërbimeve.