Nën masa të rrepta sigurie – zbulohet data e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë

UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës, shkruan Gazeta Sinjali. Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror dhe do të zhvillohet më 7 qershor, me fillim […]

Prill 13, 2025 - 02:00
 0  5
Nën masa të rrepta sigurie – zbulohet data e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë

UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror dhe do të zhvillohet më 7 qershor, me fillim në orën 20:45.

Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara deri tani, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë dhe aktualisht janë në vendin e dytë me tre pikë.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa përballja mes dy përfaqësueseve tërheq vëmendje të madhe për shkak të historikut mes tyre.