“Nëse s’keni bukë, hani biskota!”, Sherifi i Nismës me thënien e Marie Antoinette kritikon Kurtin e Osmanin për FSK-në

Shqetësimet për shërbimet ushqimore të ushtarëve të FSK-së Bilall Sherifi i Nismës i ka komentuar me një citat të Mbretëreshës së fundit të Francës, Marie Antoinette. Ai ka thënë se “shpërfillja” e tyre ndaj kësaj situate po i ngjan frazës së famshme të Antoinette. “Heshtja dyjavore e kryeministri Kurti dhe Presidentes Osmani ndaj skandalit të

tetor 12, 2024 - 18:00
 0  7
“Nëse s’keni bukë, hani biskota!”, Sherifi i Nismës me thënien e Marie Antoinette kritikon Kurtin e Osmanin për FSK-në
“nese-s’keni-buke,-hani-biskota!”,-sherifi-i-nismes-me-thenien-e-marie-antoinette-kritikon-kurtin-e-osmanin-per-fsk-ne

“nese-s’keni-buke,-hani-biskota!”,-sherifi-i-nismes-me-thenien-e-marie-antoinette-kritikon-kurtin-e-osmanin-per-fsk-ne

Shqetësimet për shërbimet ushqimore të ushtarëve të FSK-së Bilall Sherifi i Nismës i ka komentuar me një citat të Mbretëreshës së fundit të Francës, Marie Antoinette. Ai ka thënë se “shpërfillja” e tyre ndaj kësaj situate po i ngjan frazës së famshme të Antoinette.

“Heshtja dyjavore e kryeministri Kurti dhe Presidentes Osmani ndaj skandalit të ushqimit për ushtarët e FSK-së, të kujton thënien e famshme të mbretëreshës Marie Antoinette kur u thoshte popullit francez: nëse s’keni bukë, hani biskota!”.

“Le të hanë ëmbëlsira”  – siç thuhet kjo ishte përgjigjja e mbretëreshës kur asaj iu tha se fshatarët e saj të uritur nuk kishin bukë. Për shkak se torta është më e shtrenjtë se buka, anekdota është përmendur si një shembull i pavëmendjen e Marie-Antoinette ndaj kushteve dhe jetës së përditshme të njerëzve të zakonshëm.

Megjithatë, presidentja Vjosa Osmani sot ka folur mbi kë temë dhe ka kërkuar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, duke treguar se Osmani ka kërkuar një raport të detajuar nga komandanti i FSK-së për gjendjen.