Nesër nis muaji i Ramazanit, Meta uron nga qelia besimtarët mysliman: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për nisjet e muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Meta uron besimtarët agjërim të lehtë. “GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT! Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të […]

Mars 1, 2025 - 02:00
 0  9
Nesër nis muaji i Ramazanit, Meta uron nga qelia besimtarët mysliman: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për nisjet e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Meta uron besimtarët agjërim të lehtë.

“GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT! Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!

“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” – Kuran

Me besimin në Zot, u bashkohem lutjeve për bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare”, shkruan Meta në Facebook.