Tahiri i AAK-së për takimin Trump-Zelensky: Duhet të shërbejë si reflektim për Kosovën
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar takimin e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Tahiri ka thënë se është momenti që secili shtet dhe lider shtetërir të reflektojnë, e më së shumti vendet si Kosova. “Takimi në Zyrën Ovale


Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar takimin e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Tahiri ka thënë se është momenti që secili shtet dhe lider shtetërir të reflektojnë, e më së shumti vendet si Kosova.
“Takimi në Zyrën Ovale ishte një moment që duhet t’i bëjë të reflektojnë secilin shtet dhe lider shtetëror, e më së shumti vendet si Kosova. Rimodelimi i plotë i doktrinës politike amerikane, në dritën e reflekseve të saj në rrafshin e politikës së jashtme dhe diplomacisë sipas një rendi në ndryshim e sipër botëror, është diçka për të cilën askush nuk e ka komoditetin të qëndrojë pasiv dhe indiferent.” – kashkruar ai.