Nesër pritet të jenë gati rezultatet e obduksionit të Vedat Ademit i cili vdiq në Spitalin e Kumanovës
Nesër pritet të përfundojnë rezultatet e obduksionit të 32-vjeçarit Vedat Ademi i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, dhe të njëjtat të dorëzohen në Prokurori. Kështu ka bërë të ditur për Portalb.mk, drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov. “Deri të mërkurën duhet të përfundojnë dhe t’i dërgojmë në Prokurorinë […]


Nesër pritet të përfundojnë rezultatet e obduksionit të 32-vjeçarit Vedat Ademi i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, dhe të njëjtat të dorëzohen në Prokurori. Kështu ka bërë të ditur për Portalb.mk, drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov.
“Deri të mërkurën duhet të përfundojnë dhe t’i dërgojmë në Prokurorinë Themelore Publike”, deklaroi për Portalb Stankov.
Më 4 prill zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska tregoi se kanë marrë vetëm raportin e komisionit të posaçëm të ngritur përmes Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, dhe jo atë të Mjeksësisë Ligjore.
Ajo pati thënë se të dyshuarit mund të akuzohen për njërën apo të dy veprat penale: “Mjekim i pandërgjegjshëm i të sëmurëve” dhe tjetra “Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”.
Por, për të ngritur akuzën, prokuroria është në pritje të raportit të autopsisë.
Kujtojmë se 32-vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte shkuar për kontroll pasi ishte ankuar për probleme me stomakun.
Portalb.mk bisedoi me Amet Ademin babain e 32-vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi dhe Sead Ademin vëllain e të ndjerit, ata thanë se i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar, Zoran Gjeorgjievski.
Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë.
Policia e konfirmoi rastin, dhe deklaroi se pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë ishte dorëzuar për obduksion dhe ende priten rezultatet.
Më 19 mars Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoi drejtorin Stefan Trajanovski, në vend të tij u caktua Sasho Stoshevski.
Pas obduksionit pritet të qartësohet përgjegjësia e mjekut kujdestar.
- LEXO: Kanë kaluar 43 ditë nga vdekja e Vedat Ademit nga Kumanova, ende nuk ka rezultate të obduksionit nga mjekësia ligjore
- LEXO: Rasti i Vedat Ademit: Ministri Taravari dhe drejtori i mjekësisë ligjore me deklarata të ndryshme për rezultatet e obduksionit
- LEXO: Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi
- LEXO: Rasti i Vedatit: Është shkarkuar drejtori i Spitalit të Kumanovës, për mjekun ende nuk ka procedurë, Taravari: s’jam polic e prokuror (VIDEO)
- LEXO: 32 vjeçari Vedat Ademi ka ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës, familjarët thonë se i është dhënë terapi që i shkaktoi reagim alergjik
- LEXO: Taravari për vdekjen e Vedatit: Nëse konstatohet se ka pasur neglizhencë mjekësore, do të ketë sanksione