Nesër protestohet për ish-policin, Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi
Të martën me fillim të orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-policit, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi tash e disa muaj. Sipas njoftimit, kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me


Të martën me fillim të orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-policit, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi tash e disa muaj.
Sipas njoftimit, kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj.
Kjo protestë paqësore po organizohet nga familja Spahiu.
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
