Nesër seanca konstituive e Kuvendit, këto janë 4 pikat e rendit të ditës – Në rend dite edhe zgjedhja e kryeparlamentarit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt. Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00, transmeton
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.
Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin këto pika
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
- Betimi i deputetëve,
- Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Pritet që kjo seancë të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të Kuvendit, përfshirë pozitën e kryetarit, që tashmë ka zgjuar interes të madh politik dhe publik.
Kuvendi fton të gjithë deputetët e zgjedhur që të marrin pjesë në këtë seancë të rëndësishme, e cila shënon nisjen zyrtare të punës së legjislaturës së re.