Haradinaj: Për opozitën s’kam asnjë kusht, për VV-në kemi kërkesë që të dalin në opozitë – Me Limajn s’kam kontakt

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për gazetarë pas regjistrimit si deputet i legjislaturës së nëntë. “Ne në princip votojmë kandidatin për kryetar të kuvendit, kuptohet se do të bëjmë konsulta me partitë tjera opozitare, PDK dhe LDK,  por besoj që konstituimi i kuvendit është në interes të të gjithëve më pastaj sikurse e

Prill 14, 2025 - 13:00
 0  7
Haradinaj: Për opozitën s’kam asnjë kusht, për VV-në kemi kërkesë që të dalin në opozitë – Me Limajn s’kam kontakt
haradinaj:-per-opoziten-s’kam-asnje-kusht,-per-vv-ne-kemi-kerkese-qe-te-dalin-ne-opozite-–-me-limajn-s’kam-kontakt

haradinaj:-per-opoziten-s’kam-asnje-kusht,-per-vv-ne-kemi-kerkese-qe-te-dalin-ne-opozite-–-me-limajn-s’kam-kontakt

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për gazetarë pas regjistrimit si deputet i legjislaturës së nëntë.

“Ne në princip votojmë kandidatin për kryetar të kuvendit, kuptohet se do të bëjmë konsulta me partitë tjera opozitare, PDK dhe LDK,  por besoj që konstituimi i kuvendit është në interes të të gjithëve më pastaj sikurse e dini Aleanca angazhohet dhe punon që Qeverinë ta krijojë opozita në rast të pamundësisë së krijimit të shumicës nga pozita”, tha ai.

Ai u pyet për raportet me Nismën.

“S’kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e zotit Limajt. Ka qenë shumë e vështirë pra krijimi i shumicës nga opozita vetvetiu, pozicionimi i hershëm i tij e ka bë edhe më të vështirë, ka qenë i parakohshëm. Nëse Nisma dhe Limaj mbështesin  pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne dhe është ndarje mjaft e turpshme sepse ne kemi kërku votë për ndryshim dhe sjellja e tyre është mjaft e turpshme”, shtoi ai.

“Me VV i kmei një kërkesë, ata me dalë në opozitë. Për opozitën asnjë kusht”, tha ai kur u pyet nëse ka ndonjë kusht për me hy në koalicion.