“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum në sallë. Krasniqi në emisionin Pressing në T7 thotë se Dehari është keqpërdorur për interes politik. “Sot është keqpërdor një e drejtë ligjore që i takon deputetit më

Prill 17, 2025 - 22:00
 0  6
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
“ndjej-keqardhje-per-avni-deharin,-po-keqperdoret-–-skenari-ishte-i-gatshem”,-memli-krasniqi-kritikon-vv’ne-per-bllokim-te-kuvendit

“ndjej-keqardhje-per-avni-deharin,-po-keqperdoret-–-skenari-ishte-i-gatshem”,-memli-krasniqi-kritikon-vv’ne-per-bllokim-te-kuvendit

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum në sallë.

Krasniqi në emisionin Pressing në T7 thotë se Dehari është keqpërdorur për interes politik.

“Sot është keqpërdor një e drejtë ligjore që i takon deputetit më të vjetër. Në kuptimin politik është bërë një uzurpim i kësaj të drejte, dhe sot Kuvendi i Kosovës përmes një deptueti që ka rastis të jetë më i vjetëri është shndërru në një instancë partiake, i ka shërby një partie, VV dhe koalicionit të saj. Unë personalisht në kuptimin njerëzor ndjej keqardhje për Deharin, është e pamoralshme dhe jonjerëzore me keqpërdor një njeri të shtyrë në moshë, për një interes krejtësisht të vogël politik, për me tentu me u mshef mas një arsyetimit banal kinse na duhet një konsensus”, tha ai.