Nesimi: Xhaferi miratoi ligjin që përjashtoi gjuhën shqipe nga provimi i jurisprudencës
Analisti politik Florian Nesimi ka publikuar një dokument në të cilën ka reaguar ashpër, duke akuzuar ish-kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, për neglizhencë dhe papërgjegjësi në raport me gjuhën shqipe. Sipas Nesimit, më 27 gusht 2019, Xhaferi ka nënshkruar dokumentin që shpall Ligjin për provimin e jurisprudencës si të pranueshëm, edhe pse në atë ligj nuk ishte […] The post Nesimi: Xhaferi miratoi ligjin që përjashtoi gjuhën shqipe nga provimi i jurisprudencës appeared first on InfoShqip.com.
Analisti politik Florian Nesimi ka publikuar një dokument në të cilën ka reaguar ashpër, duke akuzuar ish-kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, për neglizhencë dhe papërgjegjësi në raport me gjuhën shqipe.
Sipas Nesimit, më 27 gusht 2019, Xhaferi ka nënshkruar dokumentin që shpall Ligjin për provimin e jurisprudencës si të pranueshëm, edhe pse në atë ligj nuk ishte përfshirë e drejta që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe. “Në momentin e nënshkrimit të këtij dokumenti, Ligji për përdorimin e gjuhëve veç më ka qenë në fuqi dhe dispozitat e gjuhës shqipe është dashur patjetër të përfshihen”, ka shkruar Nesimi.
Ai ka theksuar se Xhaferi, si kryetar i Kuvendit, ka pasur për obligim të kërkojë harmonizimin e ligjit të jurisprudencës me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por “dukët se çështja e gjuhës shqipe asokohe nuk i ka interesuar fare”.
Edhe më dëshpëruese, sipas Nesimit, është fakti se në pikën 2 të dokumentit thuhet se ligji i dorëzohet Komisionit për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, gjë që dëshmon se ligji është votuar edhe me shumicën e Badenterit. “Deputetët shqiptarë të asaj përbërje kanë bërë gabimin e dyfishtë. Gjatë votimit me Badenter, ata kanë pasur obligim kombëtar të kërkonin që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe. Por ata e votuan atë ligj dhe sot qindra studentë shqiptarë po vuajnë pasojat”, ka theksuar ai.
Nesimi përfundon se sikur Talat Xhaferi dhe deputetët shqiptarë të kishin vepruar siç duhej në vitin 2019, sot nuk do të kishte dilema juridike dhe studentët nuk do të kishin nevojë të protestonin për të drejtën e tyre.
The post Nesimi: Xhaferi miratoi ligjin që përjashtoi gjuhën shqipe nga provimi i jurisprudencës appeared first on InfoShqip.com.