Nga 15 nëntori nis obligimi për pajisjet dimërore në automjete
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata. Nga atje kujtojnë vozitësit se nga data 15.11.2025 fillon obligimi për bartjen e pajisjeve dimërore në automjete. “Komunikacioni në vend po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe […]
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata. Nga atje kujtojnë vozitësit se nga data 15.11.2025 fillon obligimi për bartjen e pajisjeve dimërore në automjete.
“Komunikacioni në vend po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM, dhe njëherit u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.