Nga deklarata skandaloze në arsyetime banale – Zeqirja Ibrahimi dhe UÇK!

Pas reagimeve të shumta për fjalët e tij lidhur me rolin e Ali Ahmetit dhe UÇK-së në luftën e vitit 2001, Zeqirja Ibrahimi doli me një sqarim të gjatë, duke The post Nga deklarata skandaloze në arsyetime banale – Zeqirja Ibrahimi dhe UÇK! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 17, 2025 - 00:30
 0
Nga deklarata skandaloze në arsyetime banale – Zeqirja Ibrahimi dhe UÇK!

Pas reagimeve të shumta për fjalët e tij lidhur me rolin e Ali Ahmetit dhe UÇK-së në luftën e vitit 2001, Zeqirja Ibrahimi doli me një sqarim të gjatë, duke kërkuar të mbrojë qëndrimet e tij.

Në deklaratën e tij të fundit, Ibrahimi u shpreh:
“Më duhet t’ua kujtoj atyre se ne nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së. Asnjëherë nuk kemi dalur në skenë e të bërtasim UÇK, UÇK e t’u themi njerëzve të më votoni se unë dua ta blej Soravinë. Ne nuk i kemi vrarë asnjë ushtarë të UÇK-së. Në kohën tonë nuk është vrarë hoxha i Merovës, por është vrarë në kohën e qeverisjes së tyre.”

Ai shtoi më tej se askush nga kundërshtarët e tij politikë nuk ka të drejtë ta akuzojë për mungesë respekti ndaj luftës së 2001-shit:
“Të fundit, të cilët në këtë planet është e mundur ta akuzojnë dikë se a ka respekt apo nuk ka respekt për UÇK-në, janë ata. Ne kemi respektin e plotë për UÇK-në si vlera më e lartë e kombit dhe si suksesi më i lartë i kombit tonë. Por, u qoftë për turp atyre që e keqpërdorën gjakun e dëshmorëve të UÇK-së që ta pasurojnë veten dhe familjen e tyre.”

Ibrahimi paralajmëroi gjithashtu se është i gatshëm për një ballafaqim publik në çdo medium:
“Në qoftë se dikush prej atyre është i gatshëm të ballafaqohet në debat, në çfarë vendi dëshiron e në cilin televizion dëshiron, se si ata abuzuan me gjakun e dëshmorëve dhe thuajse e bënë zero gjakun e djersën e tyre dhe në Marrëveshjen e Ohrit, në preambulën e saj, thuajse nuk ndryshuan asgjë në kuptimin e statusit të shqiptarëve, jam i gatshëm të ballafaqohem me secilin prej tyre.”

Deklaratat e Ibrahimit kanë shkaktuar debat të ashpër në opinion, duke rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e rolit të UÇK-së dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Flaka

The post Nga deklarata skandaloze në arsyetime banale – Zeqirja Ibrahimi dhe UÇK! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .