Zeka sfidon luftën, Mickoski kërkon fundin e BDI-së – përballja me Ali Ahmetin

Lufta e deklaratave mes aktorëve politikë shqiptarë dhe maqedonas po ashpërsohet në prag të zgjedhjeve. Zeqirja Ibrahimi nga VLEN-i dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kanë dalë me kritika të The post Zeka sfidon luftën, Mickoski kërkon fundin e BDI-së – përballja me Ali Ahmetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 17, 2025 - 00:30
 0
Zeka sfidon luftën, Mickoski kërkon fundin e BDI-së – përballja me Ali Ahmetin

Lufta e deklaratave mes aktorëve politikë shqiptarë dhe maqedonas po ashpërsohet në prag të zgjedhjeve. Zeqirja Ibrahimi nga VLEN-i dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kanë dalë me kritika të ashpra ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së, shkruan Flaka.

Zeqirja Ibrahimi, duke vënë në pikëpyetje arritjet e luftës së vitit 2001 dhe rolin e Ali Ahmetit, deklaroi:
“Urdhëro zotëri e na thuaj se çka ndryshoi në kuptimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Pse lejove që të vriten aq të ri shqiptarë dhe ne të mbetem në pikën e njejtë? A ishte suksesi ky?”

Në anën tjetër, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se synimi i opozitës maqedonase është largimi i BDI-së nga pushteti:
“Qëllimi jonë në këto zgjedhje është që kjo BDI pa pushtet të humb zgjedhjet, dhe përgjithmonë të dërgohet jashtë skenës politike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është esenca e këtyre zgjedhjeve, dhe patjetër të fitohet BDI-ja.”

Polemikat mes palëve po zhvillohen në një klimë të tensionuar politike, ku lufta e fjalëve është shndërruar në pjesë qendrore të fushatës elektorale. Flaka

The post Zeka sfidon luftën, Mickoski kërkon fundin e BDI-së – përballja me Ali Ahmetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .