“Nga president pa librezë partiake, te ai me librezë” – Shqipe Pantina: Albin Kurti ndryshoi qëndrimin për presidentin, që në fillim s’kishte synim t’ia ofronte opozitës
Komentatorja politike Shqipe Pantina, në emisionin Gazeta kritikoi qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, duke i cilësuar ato si të paqëndrueshme dhe kontradiktore. Sipas Pantinës, në fillim Kurti kishte deklaruar se nuk dëshironte fare të diskutonte për formimin e qeverisë, pasi, sipas tij, kishte siguruar 51% të mbështetjes dhe legjitimitetin për


Komentatorja politike Shqipe Pantina, në emisionin Gazeta kritikoi qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, duke i cilësuar ato si të paqëndrueshme dhe kontradiktore.
Sipas Pantinës, në fillim Kurti kishte deklaruar se nuk dëshironte fare të diskutonte për formimin e qeverisë, pasi, sipas tij, kishte siguruar 51% të mbështetjes dhe legjitimitetin për të qeverisur i vetëm. Ajo rikujtoi se si Kurti ashtu edhe Glauk Konjufca kishin deklaruar se nuk do ta mbështesnin për muri opozitën për postin e presidentit, duke kërkuar që opozita të propozojë një emër jopartiak.
Megjithatë, Pantina thekson se vetëm pak muaj më vonë situata ka ndryshuar rrënjësisht, duke pretenduar se Kurti tani insiston që presidenti të jetë figurë me përkatësi partiake, konkretisht nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Kjo tregon një kthesë të shpejtë dhe të theksuar në qëndrime. Në fakt, mendoj se tani vetëm është zbuluar qëndrimi i tij i vërtetë, sepse as në fillim nuk besoj se ka pasur synim real që postin e presidentit t’ia ofrojë opozitës,” tha Pantina në Gazeta.
Ajo shtoi se arsyet e këtyre ndryshimeve dhe manovrimeve politike mbeten të paqarta, por sipas saj, ato tregojnë mungesë konsistence në qëndrimet politike.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/tbyAxP3dOJI
