Nga “si po e lëmë” në “si është sot”, Çeku ndryshon postimin për punimet në “Ukë Bytyçi”
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka prezantuar punimet që tha se janë bërë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë. Megjithatë, Çeku ndryshoi postimin nga “si e gjetëm dhe si po e lëmë” në “si e gjetëm dhe si është sot”. Ai më tej tha se “me këtë seriozitet” infrastruktura
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka prezantuar punimet që tha se janë bërë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.
Megjithatë, Çeku ndryshoi postimin nga “si e gjetëm dhe si po e lëmë” në “si e gjetëm dhe si është sot”.
Ai më tej tha se “me këtë seriozitet” infrastruktura kulturore nuk është trajtuar asnjëherë më parë.
Shtëpia e Kulturës është përuruar në shtator të këtij viti, teksa investimi kushtoi 3.8 milionë euro.