Ngjarjet më të përfolura të vitit 2024 në showbizin shqiptar
Viti 2024 ishte i mbushur me ndarje, ribashkime, dasma dhe drama. Në qendër të vëmendjes qëndroi rikthimi i Parashqevi Simakut, e cila u gjet në një situatë të vështirë në SHBA, por me ndihmën e Elton Ilirjanit dhe Elvira Tatës, ajo arriti të rikthehej në publik. Një tjetër ngjarje tronditëse ishte sherri në Pallatin Mbretëror, […] The post Ngjarjet më të përfolura të vitit 2024 në showbizin shqiptar appeared first on InfoShqip.com.
Viti 2024 ishte i mbushur me ndarje, ribashkime, dasma dhe drama. Në qendër të vëmendjes qëndroi rikthimi i Parashqevi Simakut, e cila u gjet në një situatë të vështirë në SHBA, por me ndihmën e Elton Ilirjanit dhe Elvira Tatës, ajo arriti të rikthehej në publik.
Një tjetër ngjarje tronditëse ishte sherri në Pallatin Mbretëror, që çoi në ndarjen e Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ndërsa Princ Leka konfirmoi lidhjen e tij me fotografe Blerta Celibashin.
Edhe ndarjet e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj, Enada dhe Gerd Vasos, si dhe Olsi Bylykut dhe Egli Takos bënë bujë. Por, ky vit solli edhe dashuri të reja si ajo mes Endri Priftit dhe Ola Brukos.
Dafina Zeqiri kurorëzoi dashurinë e saj me Kreshnik Gjergjin në një dasmë madhështore. Ky moment i lumtur shënoi një hap të madh në jetën e Dafinës dhe ishte një kapitull i ri që ajo e ndau me fansat e saj.
Ndërkohë, Lori Hoxha, drejtuesja e Top Channel, e mbajti private dasmën e saj me Vis Bajraktarin, një ngjarje që kaloi pa shumë vëmendje nga media.
Disa ditë më parë, edhe për këngëtaren Kida qe një moment i veçantë pasi mori propozimin për martesë në Dubai, një moment magjik që u bë objekt i shumë komenteve dhe përgëzimeve nga fansat.
The post Ngjarjet më të përfolura të vitit 2024 në showbizin shqiptar appeared first on InfoShqip.com.