Nipi i Sabri Fejzullahut feston 16-vjetorin, ja urimi emocionues i këngëtarit
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke uruar nipin e tij për ditëlindjen e 16-të. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka shprehur dashurinë dhe krenarinë për nipin e tij, duke e quajtur “Gjeneral i gjyshit” dhe duke i uruar një të ardhme të ndritur. “Ti […]

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke uruar nipin e tij për ditëlindjen e 16-të.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka shprehur dashurinë dhe krenarinë për nipin e tij, duke e quajtur “Gjeneral i gjyshit” dhe duke i uruar një të ardhme të ndritur.
“Ti e di që të kam në zemër nga ajo ditë që erdhe në jetë e na i gezove zemrat. Krejt shpresat i kam në ty, që ti do të bëhesh i edukuar, i lexueshëm, i respektuar, i fjalës, ta duash librin e kombin. 100 o dritë e imja oooo evlad”, ka shkruar Fejzullahu në urimin e tij.
Ky mesazh ka prekur fansat e tij, të cilët kanë uruar nipin e artistit për këtë ditë të veçantë.