Një familje katër anëtarëshe në RMV në tetor i duhen 61.249 denarë për nevoja bazë, 57 denarë më pak se muaji parapak
Një familje prej katër anëtarësh në tetor të këtij viti i nevojiten 61.249 denarë për të mbuluar nevojat bazë mujore. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor është 57 denarë më pak se në shtator, kur ishte 61.306 denarë, transmeton Portalb.mk. Shporta i referohet […]
Një familje prej katër anëtarësh në tetor të këtij viti i nevojiten 61.249 denarë për të mbuluar nevojat bazë mujore. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor është 57 denarë më pak se në shtator, kur ishte 61.306 denarë, transmeton Portalb.mk.
Shporta i referohet një familjeje katër anëtarëshe me dy fëmijë të mitur, për të mbuluar nevojat elementare edhe nëse banojnë në banesën e tyre.
Nëse e njëjta familje jeton në banesë me qira, atëherë në tetor u nevojiten edhe 15.375 denarë shtesë, me çka shporta rritet në 76.624 denarë.
Sipas LSM-së, më së shumti para nevojiten në sektorin e ushqimit dhe pijeve. Për mbulimin e këtyre shpenzimeve në tetor janë dashur 22.069 denarë, që është një rënie prej 965 denarë në krahasim me muajin paraprak.
Lidhur me masën e Qeverisë për të kufizuar masën e marzhit bruto të fitimit të produkteve, LSM thotë se nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar.
“Është e rëndësishme të theksohet se masa e Qeverisë për kufizimin e masës së marzheve dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar. Për shkak të lakmisë për fitim tek tregtarët që shteti duhet ta frenojë, ata kur e kuptuan qëllimin e qeverisë për këtë masë, i rritën çmimet e të gjitha produkteve. Këtë e konfirmojmë me rritjen e vlerës së seksionit të ushqimeve dhe pijeve në shportën minimale të Lidhjes”, tha LSM.
Nga LSM thonë se kjo konfirmon se çmimet duhet të ulen edhe më tej dhe rritja e tyre nuk ka të bëjë me logjikën ekonomike e as me sensin e shëndoshë, por, siç thonë ata, lidhet vetëm me lakminë, e cila është gjithnjë e më e theksuar në Maqedoni.
Që masat të jenë më të mira nga LSM thonë se qeveria duhet të përfshijë edhe sindikatat në krijimin e tyre.
“Në masën e fundit, 47 kategori produktesh nga 70 janë marrë nga shporta minimale e Sindikatës e përgatitur nga LSM dhe për të cilat kanë lëvizjen e çmimeve në çdo muaj që nga fillimi i vitit”, thuhet në njoftimin e LSM-së.
Nga aty shtojnë se duhen kontrolle më të mëdha dhe e papërgjegjshëm që pasurohen në kurrizin e punëtorëve dhe qytetarëve.
Kujtojmë se, Qeveria mori vendim që të kufizojë marzhin bruto të fitimit të disa prej produkteve ushqimore bazë në 10% si në shitje me shumicë ashtu edhe me pakicë. Lista e produkteve ushqimore bazë në të ashtuquajturën shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte që janë më të përfaqësuara në shportën e konsumit të qytetarëve, ministri i Ekonomisë Besar Durmishi.