Një ilaç që gjoja bën mrekulli për humbje peshe reklamohet me një mjek të rremë

Një faqe interneti publikon një intervistë me shpikësin e supozuar të çajit magjik për dobësim. Bëhet fjalë për një farë doktori Marko Petrovski. Një mjek të tillë endokrinolog nuk mund të gjenim në Maqedoni në Google. Por kur kërkuam foton e tij, zbuluam se mjeku është Alexei Kovalkov, një nutricionist, i cili gjithashtu ka blogun […]

dhjetor 5, 2024 - 15:00
 0  4
Një ilaç që gjoja bën mrekulli për humbje peshe reklamohet me një mjek të rremë
Foto printscreen

Një faqe interneti publikon një intervistë me shpikësin e supozuar të çajit magjik për dobësim. Bëhet fjalë për një farë doktori Marko Petrovski. Një mjek të tillë endokrinolog nuk mund të gjenim në Maqedoni në Google. Por kur kërkuam foton e tij, zbuluam se mjeku është Alexei Kovalkov, një nutricionist, i cili gjithashtu ka blogun e tij. Meqë ra fjala, ky mjek figuron edhe në versionin italian të faqes që reklamon ilaçin e supozuar për dobësim dhe aty quhet Dr.Constantino Graziani, shkruan Vërtetmatësi.

Ne analizojmë një postim në Facebook që zbulon “çelësin e dobësisë”.

Pesha juaj është 90+? urime. Tani për tani ju keni një shans për të marrë 90% ulje në një produkt që do t’ju bëjë të peshoni 50! Zgjidhni një dhuratë, thuhet në njoftim.

Postimi është në fakt një reklamë për një ilaç të supozuar për humbje peshe.

Kur klikoni mbi të, ju çon në një faqe interneti të veçantë, ku mund të merrni informacion të detajuar për “ilaçin mrekullibërëse”.

Në faqen e internetit ka një intervistë me shpikësin e supozuar të çajit magjik për dobësim. Bëhet fjalë për një farë doktori Marko Petrovski.

Profesor Marko Petrovski, anëtar i Shoqatës së Endokrinologëve Maqedonas, i specializuar në trajtimin e rasteve komplekse të obezitetit, drejton Qendrën Kombëtare Mjekësore Shkencore dhe është krijuesi i një metode të re për humbje peshe që ndihmon për të humbur deri në 15 kilogramë pa dieta dhe ushtrime fizike, shkruan në faqen e internetit.

Një mjek të tillë endokrinolog nuk mundëm të gjenim në Maqedoni në motorin e kërkimit Google. Por kur kërkuam foton e tij, zbuluam se mjeku është Alexei Kovalkov, një nutricionist. Dr. Kovalkov gjithashtu ka blogun e tij.

Ky mjek figuron edhe në versionin italian të faqes që reklamon ilaçin e supozuar për dobësim dhe aty përmendet si doktor Konstantino Graziani.

Faqja reklamon çajin Apollos për humbje peshe dhe kur të kërkoni këtë çaj në Regjistrin e Barnave në Maqedoni, do të shihni se një ilaç i tillë nuk ekziston, pra nuk është i regjistruar për përdorim.

Është e qartë se bëhet fjalë për një mashtrim që synon të tërheqë qytetarët të lënë të dhëna personale dhe të porosisin çajin që shitet për “vetëm” 1200 denarë.

Për ta bërë faqen më bindëse, janë përdorur edhe foto të personave që dyshohet se kanë përdorur çajin dhe kanë humbur peshë, të cilët ndajnë dëshmitë e tyre për këtë.

Ky rast për shembull, me historinë e një vajze që quhet Ana, por kur të kërkoni foton e saj më të fundit në Google, do të shihni se vajza është në të vërtetë Kristina dhe nuk ka lidhje me çajin apo Dr.Petrovski.

Në fund të intervistës rreme lihen edhe komente të rreme për të simuluar “klientë të kënaqur”.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Çaji nuk është një kurë mrekullie për humbjen e peshës, mjekët abuzohen për reklamimin e tij, shpikin personazhe dhe deklarohen fakte të pavërteta, për të joshur qytetarët për ta blerë atë.