Një komision do të vendosë për licencat për kabare, do të kontrollohen objektet!

Ministria e ekonomisë dhe punës me ndryshimet në Ligjin për gastronomi po e kthen Komisionin që vendosë për dhënien e licencave për kabare, klube nate dhe diskoteka. Në këtë komision The post Një komision do të vendosë për licencat për kabare, do të kontrollohen objektet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 27, 2025 - 02:00
 0  6
Një komision do të vendosë për licencat për kabare, do të kontrollohen objektet!

Ministria e ekonomisë dhe punës me ndryshimet në Ligjin për gastronomi po e kthen Komisionin që vendosë për dhënien e licencave për kabare, klube nate dhe diskoteka. Në këtë komision do të marrin pjesë përfaqësues të disa institucioneve, mes tyre edhe Inspektorati i Tregut, ai sanitar dhe i punës, DAP, MPB, DMSh, dhe Komuna ku gjendet objekti. Licencë do të mund të jepet vetëm pasi që të nënshkruajnë të gjithë përfaqësuesit. Ndërsa, që ata të vendosin firmë, të gjitha institucionet kompetente do të duhet të parashtrojnë në formë të shkruar se kanë qenë në terren dhe kanë kryer kontrolle, secili në kompetencat e veta.

“Megjithatë, nëse e shikojmë nga ana praktike dhe objektive, inspektorët e tregut me profesion janë ose juristë ose ekonomistë. Si mundet ata të kontrollojnë nëse objekti i plotëson kushtet ndërtimore, të them, kushtet kundër zjarrit, elektrikë dhe kështu me radhë, gjithçka që është në lidhje me dhënien e miratimit për ndërtimin e një objekti dhe më pas për plotësimin e kushteve minimale teknike”, tha Marjan Ristevski.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është të largohen paqartësisë që ndodhën në vitin 2008 kur me “gijotinën rregullatore” u thjeshtësuan procedurat për dhënien e licencave. Në parim, do të rregullohet neni 21 nga Ligji dhe do të vendoset kontroll i detyrueshëm institucional të asaj që parashtruesi i kërkesës për licencë e ka dorëzuar si dokument.

“Jo vetëm para kohe që të konfirmohen kushtet me regjistrim nga Komisioni dhe personat profesionistë, por më pas ai procesverbal të hyjë në procedurë të mëtejshme dhe kontroll të serishëm nga ana e Sektorit për gastronomi përkatësisht institucioni adekuat, në këtë rast Ministria e ekonomisë dhe punës. Dhe në këtë mënyrë edhe vetë shërbimet inspektuese në terren kanë pasqyrë më të mirë dhe më të qartë se çfarë dhe ku të kontrollojnë”, deklaroi Ristevski.

Është paralajmëruar edhe se do të ashpërsohen dënimet për të gjithë që nuk respektojnë ligjet, ndërsa planifikohet edhe vendosja e përgjegjësisë penale.

“Edhe të gjithë që vendosin nënshkrim, do të garantojnë me nënshkrimin e tyre, për shkak se edhe për personat nga Komisioni do të ketë, të them, përgjegjësi në të holla ose përgjegjësi tjetër”, tha ai,

Me gijotinën rregullatore në vitin 2008 u ndryshua Ligji për gastronomi dhe nuk u precizua në nenin 21 nëse personi kompetent në Ministrinë e Ekonomisë në bazë të detyrës zyrtare duhet të kontrollojë të gjithë dokumentet që janë parashtruar. Më konkretisht, nëse inspektorët kanë qenë në terren dhe realisht i kanë kontrolluar kushtet minimale teknike, sanitare, për sigurinë e punës dhe kundër zjarrit.

The post Një komision do të vendosë për licencat për kabare, do të kontrollohen objektet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .